Subscribe

Qeveria miraton faljen e gjobave, kamatëvonesave per bizneset, por dhe detyrimet e mjeteve qe nuk kane paguar asnjë takse. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, sqaroi se ligji fal plotësisht borxhet e bizneseve para vitin 2010.

 

Po ashtu përfitojnë nga falja e kamatave dhe gjobave nëse paguajnë principalin edhe e biznese te tjera për vitet 2010-2014. Qeveria ka vendosur te fshije nga detyrimet dhe te çregjistroje te gjitha mjetet qe nuk kane paguar taksat para vitit 2011.

 

Kreu i financave deklaroi se ky ligj do te hyje ne fuqi ne 2 mars, date sipas Ahmetajt kur nis dhe rritja e pensioneve. 90 miliardë leke është vlera e borxheve qe do te fale qeveria për bizneset dhe subjektet e tjera.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *