Përleshja fizike mes dy repereve ne Prishtinë, Kozman dhe Noizit, ka përfunduar me lëndimin ne koke te këtij të fundit. Këngëtari i grupit “OTR” është përplasur me Kozman, vëllain e tij dhe nje person te trete në parkingun e një hoteli në qendër të Prishtinës. Nga vendi i ngjarjes janë raportuar edhe të shtëna me arme. Reperi Noizi është dërguar në qendrën spitalore të Prishtinës, ndërsa janë arrestuar tre pjesëtarët e grupit rival. Ende nuk ka informacione rreth motiveve të këtij sherri, por nuk përjashtohet që shkak të ketë qënë dhe ish e dashura e Kozman, Tuna.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *