Prodhohet përshtatësi i parë i përbërë nga ADN-ja, është 1 000 herë më i hollë se sa një fije floku dhe në gjendje të kontrollojë kalimin e energjisë elektrike përgjatë linjave unike.

 

Ky sukses i arritur nën drejtimin e Nongjian Tao, i universitetit ”Arizona State” dhe i publikuar në revistën shkencore “Nature Communications”, është një hap i rëndësishëm para për realizimin e elektronikës së zvogëluar të bazuar në fije prej ADN-je.

 

ADN-ja është molekula që përmbledh të gjitha informacionet e rëndësishme për jetën dhe përveç vlerës së saj gjigante biologjike, në vitet e fundit është në qendër të studimeve për të kuptuar si të shfrytëzohen potencialet gjigante edhe për prodhimin e qarqeve elektrikë super të vegjël.

 

Sekuencat e informacionit gjenetik, të përbëra nga katër bazat e azotuara Adenina (A), Citozina (C), Timina (T), Guanina (G)) të kodit të jetës, kanë në fakt aftësi shumë të mira përçuese, janë shumët të thjeshta për t’u realizuar, ekonomike, shume elastike dhe mbi të gjitha mund të vetëmontohen.

 

Për këtë arsye ADN-ja po shihet si një zëvendësues i mbundshëm i silicit dhe të sjellë një revolucion “nano” në botën e elektronikës, si për shembull të prodhohen qarqe apo çipë në gjendje të kontrollojnë sistemet e transportit të ilaçeve brenda organizmit.

 

Por për të transformuar këtë potencialitet në realitet duhet ende shumë punë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *