Presidenti kinez Xi Jinping mbrojti të mërkurën Bashkimin Evropian, gjatë takimit të tij në Pekin me kryeministrin francez, Bernard Cazeneuve, duke gjykuar se ndërtimi evropian mbetet qëllimi i Historisë pavarësisht Brexit, sipas burimesh diplomatike.

 

Pekini, ku BE-ja është partneri i parë tregtar para SHBA-së, kërkon që Kontinenti i Vjetër të vazhdojë të mbetet një pikë stabiliteti dhe shqetësohet për rreziqet e shpërbërjes së projektit evropian përballë rritjes së nacionalizmave.

 

“Presidenti kinez insistoi fuqishëm mbi nevojën e Evropës në Botë, mbi nevojën e një Evrope solide”, njoftuan disa burime diplomatike që ishin të pranishme në takimin mes Xi Jinping dhe Bernard Cazeneuve.

 

“Ndërtimi evropian është qëllimi i Historisë”, theksoi lideri kinez gjatë këtij takimi.

Posted Under:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *