Ne prag te Pashkëve Ortodokse ashtu si çdo vit është vene re fluks emigrantesh ne pikat e kalimit kufitar me Greqinë. Oret e fundit numri i atyre qe kthehen pranë familjeve ka qene mjaft i larte. Shifra me e madhe është regjistruar ne piken e kalimit kufitar te Kakavijës. Nga të dhënat e marra pranë drejtorive kufitare, mësohet se gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 3500 shtetas. Por pavarësisht shifrës së lartë nuk janë shënuar radhë të gjata, kjo edhe për faktin se shumica e emigranteve udhëtojnë drejt Shqipërisë me anë të linjave të autobusëve. Si pala shqiptare në Kakavijë ashtu edhe ajo greke punojnë me 5 sportele.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *