Vendimi i kongresit për prishjen e vetos së presidentit amerikan lidhur me ligjin që lejon ngritjen e padive ndaj zyrtarëve në Arabinë Saudite është cilësuar nga kreu i Shtëpisë së Bardhë, si një precedent i rrezikshëm. Duke folur në një intervistë për CNN, Obama tha se ky vendim mund të sjellë mijëra padi të qytetarëve të prekur ndaj shtetit amerikan.

“Vendimi i marre nga kongresi është një precedent i rrezikshëm. Shqetësimi im nuk ka të bëjë me Arabinë Saudite. Unë nuk dua që të mbërrijmë ne një situate ku shteti, unë, të bëhemi shënjestër e padive te subjekteve private”.

Ligji në fjalë i njihte të drejtën familjarëve të viktimave që të padisnin anëtarët e qeverisë në Arabinë Saudite, të cilët mund të ishin të dyshuar se per lidhje me sulmet e 11 shtatorit, ku humbën jetën rreth 3 mijë persona. 15 nga 19 autorët e sulmeve terroriste mbi kullat binjake ishin saudit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *