Subscribe

Kjo është zilja e pare per kete vit shkollor. 390 mije nxënës te arsimit te detyruar dhe te mesëm nisen mësimin. Me te vegjlit dhe me te rinjtë e shkollës janë nxënësit e klasave te para te cilët emocionet e kësaj dite i shprehin ne mënyra te ndryshme. Por fillimi i shkollës është sheqeruar me shqetësimin e prindërve, sidomos kur behet fjale per mësimin pasdite. Mbi 20 shkolla ne Tirane kryesisht 9-vjeçare edhe ketë vit do te zhvillojnë mësimin me turne. Drejtuesit e institucioneve arsimore kane vendosur fëmijët e fillores te shkojnë ne shkolle pasdite. Edhe shkolla filloi, nxënësit ende nuk janë pajisur me te gjithë librat. Nxënësit e klasave te dyta, te shtata dhe te 10-ta ketë vit do ta zhvillojnë mësimin me kurrikulen e re. Matematika do te jete me metodën e Oksfordfit dhe Kembrixhit, ndërsa ne te gjitha lendet është ulur ngarkesa. Si çdo vit, dita e pare e shkollës është e zhurmshme dhe e ngarkuar. Ne Tirane trafiku ka nisur herët ne mëngjes dhe per faktin se ne zona te ndryshme te kryeqytetit bëhen punime. Pavarësisht pranisë se shtuar te policeve rrugore dhe bashkiake pranë shkollave qarkullimi ka qene i renduar. Si ngaherë edhe ky vit shkollor është sheqeruar me vizita dhe urime kreve te qeverise, pushtetit vendor dhe politikes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *