Prej dy ditësh nënkalimi, i cili lidh segmentet dytësore te autostradës Tirane – Durrës pranë Kasharit, vijon te jete i bllokuar. Mësohet se shkak është bere bllokimi i disa kanaleve kullues te rrugës nga nje biznes privat. Per ketë policia e Tiranës beri bllokimin e kompanisë farmaceutike, e cila mendohet se ka dëmtuar pusetat gjate punimeve per ndërtimin e godinës se saj. Nje dite me pare me qindra automjete mbeten ne autostradën Tirane – Durrës,  pasi ne mbikalimin e Kasharit lëvizja ishte e pamundur. Edhe mëngjesin e kësaj te mërkure nje pjese e rrugës dytësore vijon te jete e pakalueshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *