Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi sot Kryesinë  e saj . Kryetari i LSI, Ilir Meta në fjalën e tij u shpreh për protestën e opozitës, të cilën e vlerësoi për natyrën paqësore, por edhe shprehu shqetësim për çdo vendim që nuk i shërben dialogut politik, funksionimit të parlamentit dhe vazhdimësisë së reformave kyçe, përmbylljes së reformës zgjedhore, por dhe vazhdimësisë të reformës në drejtësi.

 

Në këtë drejtim, Meta tha se “shpreh angazhimin e LSI, por dhe angazhimin tim si kreu i LSI dhe i Kuvendit,  për krjimin e një fryme sa më konstruktive për një të ardhme evropiane të vendit tonë, e cila pas rezolutës së fundit të Parlamentit Europian duhet inkurajuar sa më tepër.

 

Meta deklaroi se, “zgjedhjet e 18 qershorit janë kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE, por edhe për të nisur reformën në drejtësi, në një terren të sigurtë dhe tërësisht legjitim, pavarësisht rezultateve të forcave politike, përfshirë LSI-në”.

 

Për procesin e miratimit të Reformës në Drejtësi, Meta tha se, “kemi pasur dy fjalë kyçe, Venecia dhe konsensus deri në 2 korrik kur ajo u miratua sipas Venecias dhe konsensusit dhe ne kemi 3 fjalë kyçe deri kur ajo të zbatohet që janë Kushtetuta, ligji dhe transparenca”.

 

Meta shtoi se, “edhe procesi i dekriminalzimit është mjaft i rëndëishëm për LSI për t’u dhënë qytetarëve përfaqësues me identitet për të ardhmen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *