Subscribe

Nuk është thjesht një histori dashurie. “Stina e qershive” është ndryshe nga të gjithë serialët turke që keni parë ndonjëherë. Është një komedi romantike që do t’ju bëjë të qeshni përmes ekranit të Vizion Plus duke nisur nga kjo e hënë. Seriali që ka rekorde shikueshmërie, jo vetëm në rajon por në mbarë Europën, ka bërë që dy aktorët e rinj turk të kenë tanimë miliona fansa në të gjithë botën. Në një intervistë të dhënë një ditë më parë në emisionin Verisimo në Itali, aktorët kanë përshëndetur të gjithë admiruesit e tyre dhe kanë shprehur se nuk e mendonin se ky serial do të tërhiqte kaq shumë të rinj.

Ozge Gurel: Ëndrra më e madhe e Ëjkysë është të bëhet një stiliste e suksesshme. Ajo jeton në një lagje të shtresës së mesme me të ëmën dhe vëllanë e saj të vogël. Ëjkyja njihet rastësisht me Ajazin, i cili është një djalosh shumë i pashëm dhe i lakmuar nga femrat. Ajazi bën çmos për t’u lidhur me Ëjkynë, por a do t’ia dalë mbanë?

E vërteta është se ai është kthyer në një nga meshkujt më të paguar për reklama në Turqi dhe në Gjermani ku ka lindur.

Serkan Çayoğlu: Më ka dhënë shumë sukses ky serial. Nuk e mendoja se do të ishte kaq i suksesshëm. Sinqerisht, dua të falenderoj të gjithë vajzat fanse që më kanë ndjekur dhe ato që do të më ndjekin. jam i nderuar nga e gjithë kjo vëmendje.

Komedia romantike nis nga kjo e hënë në Vizion Plus. dy aktorët simpatikë ju lënë takim çdo ditë në ora 18.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *