Subscribe

Banorët që jetojnë në zonën e ish-Fushës së Aviacionit, nuk do t’iu duhet të ecin kilometra në këmbë, për të arritur në qendër apo në zona të tjera të Tiranës.

 

Bashkia ka vënë në funksionim një linjë të re autobusësh, e cila do të jetë zgjatim i linjës ekzistuese Materniteti i Ri-Qendër.

 

“Mbajmë një premtim që e kishim bërë për banorët e njësisë 2 dhe 7. Këtu jemi në fund të ish-Fushës së Aviacionit, i cili mund të kishte që para rënies së komunizmit që s’kishte parë autobusë. Është risi, kemi sjellë një linjë të re, e cila nga 11 autobusë i ka çuar në 17 mjete, për t’u siguruar që nga periferia afër Depos së Ujit në zonën e “Mihal Gramenos” e Maternitetit të Ri, deri këtu në zonën e ish-Fushës së Aviacionit, duke kaluar kryq e tërthor Tiranës, përmes “21 Dhjetorit” dhe Inxhinierisë së Ndërtimit, u shërbejnë mijëra banorëve vetëm me një biletë. Më parë qytetarët duhet të ndërronin dy linja dhe paguanin dy bileta për të njëjtën distancë. Linja është e re dhe do të ketë një frekuencë çdo 10 minuta”, – u shpreh kryebashkiaku, duke bërë të ditur se edhe këto automjete do të jenë të pajisura me sistemin GPS.

 

Një tjetër lehtësi per banoret është edhe përdorimi i aboneve ne këto linja.

 

“Kemi njësuar abonenë, autobusët janë më të vegjël, duke pasur parasysh që është një zonë e mbindërtuar, me rrugica të ngushta. Kjo është edhe arsyeja pse do të bëjmë disa ndërhyrje, prishje të ndërtimeve pa leje dhe ndalime të parkimit në rrugë ku kalon autobusi. Bizneset e lavazhit apo gomisterive që dalin përtej territorit të tyre, duke rregulluar apo larë makina në rrugë, duhet të na mirëkuptojnë se në fakt rruga është hapësirë publike”,- tha Veliaj.

 

Sipas Veliajt, linjat do të funksionojnë në mënyrë me alternim orari. Ne shërbim te banoreve te zonës jane 17 mjete, nga 11 që ishin para fillimit të riorganizimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *