Subscribe

Kishte dale si çdo mëngjes për të grumbulluar qumështin e zonës, së bashku me të afërmin e tij, por ka mbetur i vdekur, gjate një tentative grabitjeje. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së martës rreth orës 05:00 në aksin e vjetër rrugor Lezhe – Shkodër. Ajet Qokthi po udhëtonte drejt Torovices me kushëririn e tij Agron Qokthi me një furgon, kur persona të paidentifikuar i kanë zënë pritë. Nga dëshmitë e para mësohet se drejtuesi i mjetit Agron Qokthi qe ishte ne timon, nuk i është përgjigjur thirrjes së agresoreve për të ndaluar. Per pasojë, vrasësit kanë ndjekur nga pas furgonin që mblidhte qumështin për te paktën 500 metra, e me pas e kane qëlluar me arme. Nga të shtënat është plagosur rëndë 26-vjeçari Ajet Qokthi, i cili ndërroi jetë vetëm pak minuta më vonë. Banorët thonë se policia dhe ambulanca janë vonuar, pasi 30 kilometra të rrugës janë të shume të amortizuara. Ende nuk ka të arrestuar për vrasjen e të riut, ndërsa policia e Lezhës akoma nuk ka zyrtarizuar nëse vrasja ka ardhur për arsye grabitjeje apo për motive të tjera. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit Agron Qokthi i cili është i vetmi dëshmitar i ngjarjes. Burimet bëjnë te ditur se kushërinjtë Qokthi janë grabitur edhe para dy vjetësh ne të njëjtin vend dhe se maskat u morën atë kohe rreth 1.5 milionë leke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *