Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde u shpreh sot e garantuar nga takimi i parë që zhvilloi me administratën e presidentit amerikan, Donald Trump, plani ekonomik i të cilit shqetëson në aspketin ndërkombëtar.

 

“Kam marrë pjesë në shumë mbledhje me përfaqësues të administratës së tij në fushat e ekonomisë dhe financave dhe mbledhjet që kam pasur janë mjaft garantuese dhe ngushëlluese”, deklaroi në Berlin Lagarde gjatë një interviste për kanalin televiziv gjermna ARD.

 

“Kam pasur bisedime shumë pozitive me sekretarin e Thesarit, Steven Mnuchin, ai ka shfaqur hapur dëshirën e tij për të punuar me FMN-në në një bazë shumënëshe dhe pret një vlerësim të sinqertë të situatës duke shprehur qartë një ruajtje të stabilitetit financiar”, theksoi shfja e FMN-së.

Posted Under:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *