Karriera

Nëse jeni të çmendur pas botës së televizionit dhe ëndrra juaj është të punoni në një prej kompanive më të mëdha e më të mirënjohura shqiptare, atëherë kushtojini vëmendje kësaj faqeje pasi herë pas herë do ju njohim me pozicione vakante pranë Vizion Plus.

Detajet e pozicioneve vakante dhe karakteristikat e aplikantëve do të specifikohen imtësisht, bashkë me periudhën e aplikimit dhe kontaktin përkatës.

Dy vende te lira pune ne pozicionin “SHOFER”.

Kriteret e përzgjedhjes janë:

  1. Të ketë Klasin e patentes B – C.
  2. Preferohet të ketë 10 vjet përvojë pune në profesion
  3. Preferohet mosha 40 – 55 vjec
  4. Kandidati duhet te jete disponibel per te punuar turni i dyte

Sa më sipër, të interesuarit duhet të dorëzojnë:

  • Kërkesë me shkrim
  • CV në gjuhën shqipe ku të jetë përfshirë edhe adresa e postës elektronike, si dhe një numër telefoni.
  • Fotokopje e patentës që zotëron
  • Fotokopje të dokumentit të identifikimit

Dorëzimi i dokumentacionit të kërkuar mund të bëhet pranë recepsionit të Vizion Plus, rruga Don Bosco, nr.5 ose permes postes elektronike ne: [email protected] deri në datën 12.07.2023.

Bazuar ne aplikimin tuaj, sqarojmë se vetëm kandidatët të cilët do të plotësojnë kushtet për kualifikim, do të njoftohen për të marrë pjesë në intervistë.

Njoftimet për kandidatët e kualifikuar, do të bëhen nëpërmjet postës elektronike ose nepermjet telefonit.