Nje sasi prej 19 kg kokaine, qe kishte si destinacion Durrësin është sekuestruar nga policia italiane ne nje kontenier ne portin e Gioa Tauros. Lënda narkotike ishte fshehur mes nje ngarkese me pula te ngrira, qe vinin nga Brazili. Operacioni u zhvillua nga Guardia di Finanza e Regio Calabrias ne bashkëpunim edhe me zyren e antimafias. Droga ishte e ndare ne 17 pako dhe nese shitej ne treg do te kapte vlerën e 4 milionë eurove. Gjate ketij viti, policia italiane ka sekuestruar ne portin Gioa Tauro 1100 kg kokaine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *