Subscribe

682 kg lëndë narkotike mariuhanë e ndare në 31 pako, është kapur nga policia italiane në Bindisi. Droga u gjet e braktisur ne plazh, por trafikantet munden t’i shpëtonin policisë qe ne fakt ishte ne ndjekje te tyre qe prej disa orësh. Policia shqiptare beri te ditur se ne fillim gomonia është pikasur mbrëmjen e te dielës rreth orës 22.00 ne lumin Vjose, pranë urës se Mifolit. Pas sinjalizimit nga radarët, forcat e rendit dhe roja bregdetare lokalizuan mjetin lundrues 8.5 metra te gjate me tre persona ne bord. Trafikantet jane larguar menjëherë sapo kane pare lëvizje prane tyre. Thirrjes per te ndaluar ata nuk i jane përgjigjur, madje kane shtuar shpejtësinë edhe pse policia qëlloi ne ajer. Gomonia mundi te shkëputej ne pak minuta, duke u futur ne thellësi te detit. Per shkak te kohës se keqe dhe motorëve te fuqishëm, ajo krijoi distance nga patrulla e policisë. Pala shqiptare njoftoi Guardia Di Financian italiane, e cila vijoi ndjekjen ne ujerat e vendit fqinj gjate gjithë natës. Vetëm rreth orës 06:00 te kësaj te hene, Guradia Di Finanza e Barit gjeti në territorin e Torre Santa Sabina, gomonen e braktisur. Brenda saj ishin 31 pakot e hashashit dhe nje motor rezerve. Ndërsa tre trafikantet ishin larguar ne thellësi te territorit, duke i shpëtuar arrestimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *