Gjashte klandestine siriane bllokohen nga policia e Kakavijës ne përpjekje për te hyre ne Gjirokastër. Emigrantet kane hyre ne mënyre ilegale nga kufiri jeshil me Greqinë, ndërsa janë evidentuar nga policia përmes kamerave termike ne afërsi te vendit te quajtur “Mulliri”, poshtë Kakavijës. Forcat kufitare kane bere ndalimin e tyre, ku rezultoi se me 6 sirianet ishte dhe një shtetas shqiptar. 47-vjeçari Zija Çollaku nga Delvina u arrestua, pasi ndihmonte kalimin e paligjshëm te emigranteve kundrejt parave, 300 euro për person. Policia po heton per te zbuluar nëse këta shtetas janë pjese e një trafiku me te gjere te organizuar ne vendin fqinj, apo është nje rast i izoluar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *