Policia e Shkodrës sekuestroi 5146 paketa cigaresh kontrabandë, 101 pako duhani i grirë dhe 2000 llampa. 5 persona u arrestuan gjate operacionit te koduar akciza, ndërsa 1 tjetër u shpall ne kërkim. Sipas policisë, nga kontrollet e ushtruara ne ambiente te ndryshme ku dyshohej se mbahej malli u gjeten 107 steka me paketa cigaresh të markave të ndryshme pa dokumentacionin përkatës, pakot e duhanit se bashku me pajisjet grirëse si dhe materiale të tjera. Ndriçim Bilani, Ramadan Lulaj, Agron Isufaj, Kujtim Guri dhe një 45 vjeçar nga Shijaku akuzohen per fshehje te te ardhurave, si dhe kontrabande te mallrave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *