Sekuestrohen 5 kilogram heroinë, në pikën kufitare të Kakavijës, e cila kishte si destinacion Greqinë. Lënda Narkotike u kap nga shërbimet e policisë kufitare gjatë kontrollit në vijën e dytë të doganës. Heroina u gjet në mjetin tip Benz qe drejtohej nga 56-vjeçari Agron Allkaj. Ajo ishte ndare ne disa pako të mbështjella me letër natriban dhe ishte fshehur ne sediljet e shoferit e te pasagjerit. Allkaj është arrestuar dhe po hetohet per trafik ndërkombëtar droge.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *