20 Kilogramë kanabis sativa janë kapur në doganën e Kakavijës mesditën e sotme. Furgoni që mbante pakot me lëndën është kapur nga policia greke rreth 1 kilometër larg nga pika e doganës, në vendin e quajtur Kallpaq. Droga e sistemuar në 38 pako iu sekuestrua një të riu shqiptar. 23-vjeçari që ishte drejtuesi i furgonit, është arrestuar nga policia greke, e cila po vazhdon hetimet për trafikun e lëndës narkotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *