Subscribe

Lufta kundër kanabisit ka mobilizuar të gjithë pjesëtarët e kabinetit të qeverisë Rama, por sipas Ministrit të drejtësisë, Ylli Manjani duhet më shumë reagim në këtë drejtim. Në një intervistë për Vizion Plus, thekson se fenomeni është shqetësues dhe perceptimi i publikut po ashtu. Lidhur me kërkesës e presidentit Bujar Nishani për të mbledhur sigurinë kombëtare për shkak te situatës se kultivimit, Manjani thotë se, deri tani nuk ka asgjë zyrtare. Shqipëria sipas ministrit, ka bërë reformën te mire ne sistemin se drejtësisë, e cila duhet te filloje te zbatohet sa me shpejte. E per ketë arsye, Manjani shprehet i bindur për marrjen e një rekomandimi pozitiv per çeljen e negociatave. Ndërsa kohet e fundit po flitet gjithnje e me shume per aleanca parazgjedhore, Ylli Manjani, si njeri nga eksponentët e rendesishem te Lëvizjes Socialiste per Integrim deklaron se qëndrimi per koalicionin do te qartësohet pas zgjedhjes se kryetarit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *