E hëna dhe e marta e javës qe nis nesër do te sjellin nje mot te keq ne pothuajse gjithë vendin. Ministria e Brendshme dhe ajo e Bujqësisë u kane bere thirrje banoreve sidomos ne zonat rurale e periferike, qe te bëjnë kujdes nga reshjet masive te shiut. Meteorologët kane parashikuar shira te rrëmbyeshëm sidomos ne Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhe, Tirane, Durrës, Elbasan, Fier, Vlore e Gjirokastër. Kjo mund te sjelle përmbytje, si dhe rrëshqitje dherash ne zona te ndryshme, veçanërisht ne datën 8 nëntor. Ministri i Brendshëm ka urdhëruar ngritjen e shtabeve të emergjencave në të gjithë vendin, si dhe ka porositur prefektet dhe kryebashkiaket qe te vene ne gatishmëri të gjitha kapacitetet njerëzore e teknike-operacionale për të reaguar sipas situatës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *