Subscribe

Nje vite me pare qeveria ktheu ne destinacion turistik ishullin e Sazanit, duke e hapur atë per vizitoret. Por sot nje vit me pas, ky projekt nuk pati vijimësi. Tur operatoret hartuan paketa turistike, duke përfshire edhe vizita ne ishull, por ato kane mbetur pezull. Kreu i Agjencisë Kombëtare te Bregdetit, Auron Tare, si iniciator i kësaj nisme, thotë se ka bere kërkese ne ministrin e linjës, ate te Turizmit, por pa sukses. Ishulli i Sazanit është ne pronësi te Ministrisë se Mbrojtjes ndaj duhet nje bashkëpunim institucional per ta vene ate ne dispozicion te turizmit. Ishulli i Sazanit i hap nje vit me pare per 40 dite me radhe gjate sezonit turistik. Ky destinacion arriti ne mbi 7 mije vizitore, një tregues ky i interesit qe kane turistet per mesazhin qe ai mbart. Shoqatat e fushës kërkojnë rishikimin e kësaj situate, me synim kthimin e ishullit te Sazanit ne nje atraksion turistik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *