Michel Platini, ish-president i UEFA, i pezulluar nga te gjitha aktivitetet qe lidhen me futbollin, ka qene i pranishem te merkuren pasdite ne stadiumin Geoffroy-Guichard per te ndjekur ndeshjen Saint-Etienne-Manchester United per 1/16 e finaleve kthim te Europe League.

 

Imazhet e transmetuara nga TV beIN Sports tregonin ne tribune ish-lojtarin e ketij ekipi (1979-1982). Klubi i Saint-Etienne ka shkuar ne Twittér: “Michel Platini, ambasador per jete i klubit, asiston ne ndeshje”.

 

Francezi 61-vjecar eshte pezulluar nga gjithe aktivitetet qe lidhen me futbollin per marrjen e 1,8 milione euro ne 2011, pa kontrate te shkruar, per punen si keshilltar i Sepp Blatter (ish-president i FIFA).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *