Subscribe

Deklaratat e fundit ne kuvend dhe shkëmbimi i replikave midis kryeministrit Rama dhe kryetarit te PPDNJ-se Vangjel Dules duket se janë reflektuar edhe ne piken e kalimit kufitar ne Kakavije. Pala greke ka nisur kthimet masive te emigranteve shqiptare. Ende nuk ka nje shpjegim zyrtar lidhur me situatën e krijuar gjate orëve te fundit. Sipas policisë kufitare, këto janë kthime te zakonshme per mungese dokumentacioni, por vete te kthyerit thonë te kundërtën. Emigrantet flasin per sjellje arrogante te doganiereve te vendit fqinj. Mësohet se gjate 24 orëve te fundit nuk jane lejuar te kalojnë ne anën tjetër te kufirit 60 qytetare. E njëjta situate është vene re edhe ne piken tjetër te kalimit te kufirit me Greqinë, ate te Kapshticës, ku janë kthyer mbrapsht 50 emigrante.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *