Subscribe

Durimit të banorëve të Zharrzës u ka ardhur fundi. Të lodhur nga mos marrja e asnjë lloj përgjigjej dhe përgjegjësie nga institucionet shtetërore, ata kane lene Zharrzën për t’iu drejtuar Tiranës. Dhjetëra banorë mes të cilëve edhe ata që prej tri javësh ishin në grevë urie kundër kompanisë Bankes Petrolium u nisën në këmbë nga Fieri drejt Tiranës.

 

Për shkak të gjendjes tejet të rënduar, grevistët e urisë përdorin karroca. Ata kanë kërcënuar se tashmë grevën do ta zhvendosin përpara ambienteve të Ministrisë së Energjisë dhe nuk do të dorëzohen deri sa problemi i tyre të marrë zgjidhje.

 

Ata u kanë bërë thirrje  të gjithë banorëve të kësaj zone që t’u bashkohen gjate rrugës në protestën e tyre para Ministrisë se Energjisë. I kontaktuar nga Vizion Plus njëri nga grevistët, Alket Asllanaj tha se gjatë natës nuk do të udhëtojnë ndërsa ne Tirane mund të mbërrijnë të premten.

 

Banorët e fshatit Zharrëz akuzojnë Bankers Petrolium se u ka dëmtuar shtëpitë me shpërthimet nëntokësore që përdorin për nxjerrjen e naftës. Një ditë më parë kreu i organit qendror te akuzës Adriatik Lalla, u takua me një grup banorësh që protestonin para Prokurorisë së Fierit. Llalla garantoi banoret se hetimi  për dëmet e shkaktuara nga kompania do te vazhdojnë deri ne fund.

 

Pasditen e së mërkurës, Ministria e Energjisë njoftoi se pas një takimi me banorë të zonës si dhe zyrtarë vendorë, është  arritur marrëveshja për ndërprerjen e grevës së urisë së banorëve të Zharrëzës. Numri dy i Ministrisë së Industrisë Ilir Bejtja ka marrë edhe dakortësinë e banorëve për të zgjidhur problemet me qellim jo vetëm shmangien e lëkundjeve, por edhe për riparimin fillimisht të 70 banesave që konsiderohen si ndërhyrje e menjëhershme.  Por pavarësisht kësaj situate, disa prej grevistë të nisur drejt Tiranës me qëllim për të protestuar para ministrisë, thonë se nuk do të ndalen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *