Subscribe

Policia ka shpallur në kërkim Aleksandër Muratajn vëllain e të dyshuarit kryesor, si kreu i grupit të grabitësve të parave në segmentin Qafë Kashar-Rinas. Burime pranë policisë thanë se për 45-vjeçarin është prerë urdhër arresti, pasi ka dyshime se ka marrë pjesë aktive në grabitje sëbashku me vëllain e tij Admir Murataj.

 

Blutë jane vene në kërkim edhe te Klement Calës, por ndaj tij nuk ka një urdhër arrest, pasi nuk provohet se ka marrë pjesë në grabitje. Burime pranë organit të akuzës thanë se për shkak të kaluarës së tij si i dyshuar kryesor në Grabitjen e bankës së Trikalas të Greqisë së bashku me Muratajn mund të ketë dijeni për ngjarjen e shkurtit. Cala njihet edhe për miqësinë e tij me Ilir Kupën, pas arratisjes nga burgu në shtetin Grek.

 

Nga ana tjetër, organi i akuzës ka nisur hetim pasuror ndaj të arrestuarve. Në një kohë që deri më tani shifra e parave të sekuestruara nuk i kalon 500 mijë euro hetuesit do të kalojnë në sitë të gjitha pasuritë e grabitësve dhe familjarëve të tyre. Kjo pasi ata mund të kenë shpenzuar një pjesë të mirë të parave ne pasuri të patundshme por edhe financim të bizneseve te ndryshme.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *