Gjendet ne fshatin Bistrice makina e përdorur nga personat qe i kryen atentat me arme zjarri me 30 dhjetor 2015, pronarit te një diskoje ne Sarande, Rudin Haxhia dhe kushëririt te tij Eneid Haxhia. Policia e Sarandës beri te ditur se brenda mjetit audi A6 me targa TR 4512 F kishte 1 armë zjarri pistoletë, krehra me fishekë, si dhe materiale të tjera të dobishme për hetimin. Makina e braktisur u zbulua pak kilometra larg vendit ku ndodhi sulmi. Targat janë fallco e sipas hetimeve rezulton se Audi është vjedhur ne muajin gusht. Policia ka bere te ditur se ne ketë atentat kanë marrë pjesë 3 persona, njeri prej te cilëve është identifikuar, por nuk behet publik për arsye hetimore. Më 30 dhjetor 2015, dy kushërinjtë mbeten te plagosur nga sulmi me arme zjarri. Ky ishte atentati i peste ndaj Rudin Haxhiajt ne katër vitet e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *