Eurodeputeti Knut Fleckenstein kërkon qe palët politike ne Shqipëri te vijojnë dialogun per dekriminalizimin, pasi sipas tij shqetësimi ne BE është qe ky ligj nuk po zbatohet. Deklarata u be një takimi të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në Bruksel, me Fleckenstein, i cili u ndal dhe tek çështja Prenga.

Knut Fleckenstein: I kërkova ministrit si është çështja e zotit Prenga, sepse kjo është një nga lajmet që na janë referuar për shembull. Ne ramë dakord që palët të vijojnë dialogun për dekriminalizimin. Sepse shqetësimi i këtushëm është që ky ligj nuk po zbatohet per shkak te mungesës se akteve nënligjore. Shpresoj të mos ketë bojkot të Parlamentit, por dialog mes palesh. Për ketë ministri i brendshëm Saimir Tahiri tha se nuk kane rendësi emrat, por zbatueshmeria e ligjit.

Zgjidhja në këtë rast nuk është një mision politik me emra të veçantë, por është miratimi i akteve nënligjore. Prandaj është opozita e ftuar në tryezën parlamentare: për të zgjidhur dhe miratuar sa më shpejt aktet nënligjore që do të bënin efektiv zbatimin e ligjit. Unë besoj kjo është mënyra më e mirë për të zgjidhur këtë problem. Dhe duke iu referuar rastit konkret, PS dhe grupi parlamentar i PS, qeveria dhe maxhoranca kanë ndërmarrë aktet e duhura politike për të dënuar siç duhet aktin dhe për të bërë ç’është e mundur që ky shembull të kthehet, jo në një bojkot politik. Pra unë e shoh kërcënimin për bojkot, kur duhet të ishte e kundërta.

Gjate takimit mes Tahirit e Fleckenstein u diskutua dhe mbi reformat e ndërmarra nga qeveria kryesisht ne luftën kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar. Tahiri mori garancinë se të gjitha këto pika do të pasqyrohen ne raport edhe pse të gjithë biem dakord se shumë mbetet për t’u bere, përfundoi Fleckenstein.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *