Subscribe

Eurodeputeti Knut Flackenstein i bën apel opozitës të ndalë bojkotin e Parlamentit dhe të rikthehet për të qenë pjesë e diskutimeve për procesin e Vettingut, qe është thelbi i reformës në drejtësi.

 

 

“Bojkoti i Kuvendit është për mendimin tonë jo mënyra e duhur, sidomos përsa i përket zgjedhësve që kanë votuar që të kenë deputetët në Parlament. Prandaj i kërkoj kolegëve të mi të PD-së, që të vazhdojnë të kërkojnë ate që ata mendojnë se është e nevojshme. Ju siguroj se ky nuk është mendimi i Knut Fleckenstein, as i Hahn, Mogherinit apo Vlahutin por i të gjithëve ne, edhe i Eduard Kukan dhe PPE-së. Unë nuk dua të ndërhyj për të thënë nëse PD ka të drejtë apo jo për atë që po kërkojnë në protesta, por e vetmja gjë që kërkoj është: Gjeni një mundësi që mos ndalohet Vettingu dhe reforma në drejtësi.”

 

 

Flackenstein tha se opozita duhet të tregojë me vepra dhe jo me fjalë se është për zbatimin e reformës në drejtësi.

 

 

“Ishim shumë të lumtur kur ndryshimet kushtetutese u votuan me votën e 140 deputetëve. Vettingu është kyç për procesin e reformës në drejtësi. Kur diskutuam reformën në drejtësi, u bë një betejë e fortë, në mënyrë që opozitës t’i siguronim ndarjen 50 me 50 në komisione dhe prandaj i them kolegëve të Partisë Demokratike: Mos na jepni ndjesinë që e keni keqpërdorur këtë. Prandaj minimalja është të ktheheni në komisionet, mos ndaloni procesin e vettingut dhe reformën në drejtësi.”

 

 

Tezën për një bojkot të mundshëm të zgjedhjeve nga opozita, eurodeputeti e përkthen në një situatë të vështirë që do të krijohej, e që do ndikonte në procesin e integrimit europian të vendit.

 

 

“Nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje është një situatë e vështirëm jo vetëm për vendin, por edhe për integrimin në BE. Unë shpresoj që do të gjendet zgjidhje në mënyrë që të marrin pjesë në zgjedhje. Nuk kam marrë ndonjë garanci, por mendoj që opozita 4 muaj para zgjedhjeve, duhet të ketë qartësi dhe për te ashtuquajtura qeveri teknike, nuk shoh si mund të ketë marrëveshje për këtë çështje javës që vjen.”

 

 

Një mesazh erurodeputeti e ka edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili pretendon se njerëz të mbështetur nga Soros, ndikojnë në procesin e reformës në drejtësi.

 

 

“Kam shumë respekt për zotin Berisha. Ndoshta edhe më shumë respekt se ju mund të imagjinoni. Por do të doja që t’i kërkoja që të mos fliste më për përralla sorosiane. Kjo është e njëjta histori që kam dëgjuar edhe në Maqedoni dhe përvoja ime është që vetëm të dobëtit kanë nevojë për atë lloj përralle. Përvoja ime më ka treguar që zoti Berisha nuk është i dobët.”

 

Në daljen para mediave, eurodeputeti gjerman, raporter për çështjet e Shqipërisë në Parlamentin Europian, theksoi rëndësinë e një procesi zgjedhor të lirë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *