Komisioni disiplinor i FIFA-s ka gjobitur me 50 mije franga Federatën Shqiptare te Futbollit per incidentet me tifozët ne dy ndeshjet e fundit, kundër Lihtenshtejnit dhe Spanjës. Lajmi i mire është se përveç ndëshkimit financiar dhe nje paralajmërimi, dora e hekurt e trupës se futbollit botëror ka kursyer Shqipërinë per praninë e tifozëve ne ndeshjen e radhës kundër Izraelit ne “Loro Boriçi”. Si arsye e këtij ndëshkimi përveç sjelljes se pahijshme te tifozëve është përmendur edhe hedhja e flakadanëve dhe fishekzjarrëve. Sjella e tifozëve është kthyer ne nje problem per federatën, pasi ne te treja ndeshjet eliminatore qe ka zhvilluar Shqipëria per botërorin Rusi 2018, ajo është gjobitur me nje total prej 100 mije frangash. Me gjobe 30 mije franga dhe paralajmërim është ndëshkuar edhe Federata e Kosovës per incidentet ne ndeshjen kundër Kroacisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *