Me spektakle fishekzjarrësh e gjithë bota festoi ardhjen e Vitit te Ri 2016. Ne kryeqytetin francez Paris, Champs Elysee ishte qendra e festimeve, ndonëse këtu hedhja tradicionale e fishekzjarrëve u zëvendësua me nje video, qe u shfaq e projektuar ne Harkun e Triumfit. Ne Britaninë e Madhe mijëra njerëz shijuan atmosferën e mrekullueshme ne brigjet e Tamizit, ndërsa qielli u ndriçua nga fishekzjarrët. Syri i Londrës ofroi pamje mahnitëse. Ne Gjermani qindra mijëra njerëz e priten ndërrimin e viteve ne Portën e Brandenburgut ne Berlin. Edhe Rusia shënoi ardhjen e vitit te ri me fishekzjarrët tradicionale wholesale mlb jerseys ne Kremlin. Ne Shtetet e Bashkuara me shume se 1 milion njerëz u mblodhën ne sheshin Times Square prej nga u lëshua topi tradicional prej kristali mes fishekzjarrëve. Qendra e festimeve ne Brazil ishte plazhi i famshëm Copacabana ne Rio de Zhaneiro, ku u mblodhën me shume se 2 milionë njerëz. Ndërsa festimet u anuluan ne kryeqytetin belg Bruksel per shkak te kërcënimeve per sulme terroriste, spektaklet magjike shoqëruan ndërrimin e viteve ne shtete te tjera europiane, aziatike, ne Egjipt, Emiratet e Bashkuara Arabe, apo Zelandën e Re dhe Australi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *