Subscribe

Miratimi i reformës në drejtësi kërkon edhe një amnisti të plotë për të gjithë biznesin. Kështu e shohin dhomat e tregtisë dhe ekspertët fillimin e epoke të re në këtë sistem. Por përveç nismës së marrë nga Ministria e Financave për të falur detyrimet tatimore dhe doganore në një periudhë të caktuar, ata kërkojnë që kjo fshirje të jetë për të gjithë vitet duke përfshirë edhe një amnisti të kapitalit. Mendohet të jenë miliarda dollarë para të padeklaruara nga biznesi, por edhe asete në formën e pasurive të patundshme të cilat mbahen jashtë bilanceve. Amnistitë në thelb penalizojnë sipërmarrësit e ndershëm, për këtë arsye ekspertët e shohin të domosdoshëm dakordësinë e forcave politike për të votuar të dy llojet e amnistive duke vendosur që për një periudhë shumëvjeçare të mos ketë më falje. Nëse do të bëhej deklarimi i pasurive të fshehura ekonomia do të merrte një vrull tjetër duke çliruar kredinë, pasi pasuritë e patundshme mund të lihen kolateral, e po kështu edhe investimet do të rriteshin ndjeshëm. Vetë Ministri i Financave ka pranuar që do të propozojë një nisëm të tillë në kuvend, e cila kërkon shumicë të cilësuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *