Shpërthen ne flake makina e nëndrejtorit te ALUIZNI-t në Durrës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës  në lagjen numër nje të qytetit bregdetar, pranë shëtitores “Taulantia”. Makina, tip Land Rover ishte e parkuar në momentin e shpërthimit, e për pasojë nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale. Sipas uniformave blu që u gjendën menjëherë në vendngjarje, shpërthimi ka ndodhur per shkak te një sasie të vogël lënde eksplozive në pjesën e përparme të automjetit. Ende nuk dihen motivet dhe autoret e kësaj ngjarjeje, ndërkohë që policia e Durrësit dhe prokuroria kane nisur menjëherë hetimet.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *