Një 23-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga, pasi tentoi te trafikonte drejt Italisë 26 kilogram mariuhane te fshehur në automjetin e tij. Bajram Myftaraj u arrestua pas kontrollit të ushtruar në portin e Durrësit në vijën e dytë, në mjetin tip “Renault”. Sipas policisë, Myftaraj e kishte fshehur sasinë e lëndës narkotike në nje vend te posaçëm, të cilin e kishte përshtatur pikërisht për të transportuar drogën, pa rënë në gjurmët e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *