Subscribe

Emri i sheshit dhe monumenti i “Skënderbeut” janë te vetmit elemente qe nuk do t’i ndryshojnë qendrës se Tiranës. Gjithçka tjetër do te konceptohet sipas projektit te rishikuar belg. Pas prezantimeve dhe degjesave me publikun, ne muajin qershor nis puna per ndërtimin e qendrës pedonale. Faza e pare do te jete nëntoka. 80% e punimeve rezultojnë te përfunduara para 5 vjetësh, atëherë kur ish-kryetari Rama nisi ndërtimin e qendrës pedonale. Megjithatë, koordinatori i projektit ne bashki Gent Agolli tregon se ndërhyrjet do te bëhen pasi te kontrollohet gjithë pjesa e nëntokës. Ne projektin e rishikuar belg, arkitektet kane shtuar gjelbërimin, larminë e pemëve dhe sipërfaqet ujore. Shatërvani i dikurshëm ne forme piramide do te zëvendësohet nga nje sipërfaqe e shtruar me gurë nga te gjitha trevat e Shqipërisë. Lulishtja përballe Bankës se Shqipërisë, do te rindërtohet e po ashtu edhe sipërfaqja para dhe pas monumentit te Skënderbeut. Punimet ne shesh do te bëhen te pjesshme dhe nuk do te ketë bllokim te menjëhershëm te gjithë qendrës. Ende nuk dihet fatura financiare qe do te rikerkoje qendra e kryeqytetit për kthimin ne zone pedonale. Financimi mbulohet nga fondi per zhvillimin e rajoneve. Projekti belg rinis zbatimin pas gati 5 vjetësh, pasi u hodh poshtë nga ish-kryetari demokrat Lulzim Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *