Demi Lovato mesa duket ka kaluar një fundjavë shumë të veçantë. Pak ditë pasi u shfaq përdore me Luke Rockhold jashtë Madison Square Garden, dyshja e famshme postoi foton e parë të tyre së bashku në Instagram.

Luke u tregua më i shkathët dhe që të dielën publikoi një foto ku shfaqej në krah të Demi në eventin e UFC 205. Demi postoi, e më pas fshiu, një foto të saj duke bërë box me një person të paidentifikueshëm.

Nuk dihet nëse ka qenë Luke apo jo, por sidoqoftë, Demi vendosi që përfundimisht të postojë vetëm foton që edhe partneri i saj kishte postuar në profilin e tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *