Subscribe

Pas rezolutës së miratuar në Kuvendin e Kosovës, e cila i kërkon Brukselit zyrtar të ndërhyjë me mjetet e saj te autoritetet serbe për lirimin e nënkolonel Nehat Thaçi, ka ardhur reagimi zyrës së unionit në Kosovë. Përfaqësues të Brukselit kanë thënë për “Koha Ditore”, se po ndjekin nga afër këtë çështje, ndonëse kanë refuzuar të tregojnë masat që ata kanë ndërmarrë për zgjidhjen e saj. Në qëndrimin zyrtar, theksohet domosdoshmëria e forcimit të bashkëpunimit veçanërisht në fushën e drejtësisë. Kosova dhe Serbia janë të angazhuara së bashku prej rreth pese vjetësh në një dialog me qëllim përmirësimin e marrëdhënieve ndërshtetërore. Bisedimet zhvillohen nën ndërmjetësimin e përfaqësueses për politikë të jashtme të unionit. Disa ditë më parë, Kuvendi i Kosovës votoi rezolutën për lirimin e menjëhershëm të Nehat Thaçit. Arrestimi i nënkolonelit, ishte dhe një nga pikat më të nxehta të debatit mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij Vuçiç gjatë vizitës së tij në Beograd.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *