“Mos gjuaj, por duaj”, është fushata më e re e Ministrisë së Brendshme për ndërgjegjësimin në lidhje me rrezikun e mbajtjes së armëve dhe përdorimit të jashtëligjshëm të tyre. Gjatë prezantimit të kësaj fushate, Saimir Tahiri iu drejtua këngëtarëve shqiptarë, veçanërisht reperave që pozojnë me armë në klipet e tyre. Tahiri tha se:”Shoqëria nuk duhet të ndjekë shembullin e pasqyruar në klipet e këngëtarëve.”

Por kësaj deklarate i janë kundërvënë dy reperat shqiptarë, 2po2 dhe Stresi. “Ne jemi artistë dhe thjesht improvizojmë, por nuk kërkojmë të na marrin shembull”, u shpreh Stresi. Ndërsa, Besnik Canolli i njohur ndryshe si 2Po2, ka thënë se si një artist i vërtetë, ai nuk ka lidhje me armët.

“Mendoj se repi, veçse është art, është edhe një lëvizje, që paraqet edhe vetitë negative. Nuk janë vetëm artistët shqiptarë që përdorin armë në videoklipe”, deklaroi reperi nga Kosova. Pas klipit të Big Mama-s edhe aktori i humorit Bes Kallaku i ka kërkuar me humor Ijes së tij, gjyshes, që të heqë dorë nga armët, raporton City Radio.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *