Subscribe

Ky është momenti i arrestimit të 5 personave në Durrës, pjesë e një rrjeti trafikantësh droge, të akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. 70 Kg marijuanë, tre automjete dhe 10 aparate celular u bllokuan nga policia e Durrësit, gjate aksionit te koduar me emrin “Flash”. Arrestimi i të rinjve në një lokal në lagjen 14 në Durrës erdhi menjëherë, pas informacioneve se ata e kishin sjellë marjuanën nga Vlora në Durrës. Të arrestuarit janë: Pilo Zanaj, Besian Halka, Xhevahir Mici, Islam Imeraj dhe Armando Bardhi. Sasia e drogës, tre automjetet, 10 aparatet celularë, si dhe karta identiteti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *